
Sfida e fundit e javës së 13 të Superiores mes Flamurtarit dhe Vorës është mbyllur në barazim 1-1.
Ndeshja e luajtur në Vlorë prodhoi vetëm dy gola në pjesën e parë të takimit dhe më pas asgjë përveç se kartonëve.
Në minutën e 34 ishte Todoroski që kaloi në avantazh kuqezinjtë, por pas gjashtë minutash, Kasalla barazoi shifrat.
Me këtë barazim, Flamurtari vijon të qendrojë në vendin e parafundit me 10 pikë, ndërsa Vora ngjitet në vendin e 6 me 15 pikë, një më shumë se Partizani dhe dy më shumë se Bylisi i zonës “Play Out”.
Lini një Përgjigje