TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 17:36

Rei Manaj gjen golin në Emiratet Arabe, sulmuesi kuqezi përshëndet shqiptarët për festat e Nëntorit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Rei Manaj gjen golin në Emiratet Arabe, sulmuesi kuqezi

Rei Manaj është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Sharjah po luan në transfertë përballë Al Ain. Momentalisht, sfida e vlefshme për Kupën e Emirateve të Bashkuara Arabe, është 2-1 për Al Ain.

Megjithatë, shqiptari është ai që ka shënuar golin e vetëm për të tijtë deri më tani. Manaj gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30 të sfidës, duke “ndezur” festën e miqve.

Kujtojmë se ky është goli i 6 për lushnjarin me fanelën e Al Sharjah.

rei manaj sulmuesi kuqezi al sharja

Lini një Përgjigje