
Barcelona ka fituar 3-1 ndaj ivo Alavesh për javën e 14 në La Liga, në sfidën e luajtur në “Camp Nou”. Katalanasit e nisën shumë keq takimin duke pësuar gol që në minutën e parë.
Alavesh e nis vrullshëm dhe fitoi direkt një goditje këndi, duke përfituar nga një mungesë e theksuar vëmendjeje e katalanasve dhe nga një huqje e Mark Kasados për të larguar topin siç duhej, miqtë gjetën golin me Pablo Ibanjez.
Reagimi i Barcelonës ishte i shpejtë, duke barazuar shifrat me Lamin Jamal në minutën e 9, ku nuk mund të gabonte në një pozicion të tillë, pas pasimit të Rafinjës në zonë.
Në minutën e 26, pas një topi të gjatë të ardhur nga mbrojtja, Rafinja asistoi në zonë, Dani Olmo dërgoi topin në rrjetë. Pas rikthimit nga dëmtimi, Rafinja tregon dhe njëherë sa i rëndësishëm është për katalanasit, dukë dhënë dy asiste në pak minuta.
Në minutën e 30, Lamin Jamal u pengua në zonë, por në mënyrë të habitshme nuk pati penallti për katalanasit. Pjesa e parë u mbyll 2-1 për Barcelonën. Goli që do vulosi fitoren 3-1 të Barcelonës u shënua në minutat shtesë, pas një kombinimi fantastik mes Lamin Jamal dhe Dani Olmo, ky i fundit shënoi golin e dytë personal.
Pas kësaj fitoreje, Barcelona kryeson me 34 pikë, dy pikë më shumë se Reali i Madridit, që luan nesër në transfertë ndaj Xhironës.
Lini një Përgjigje