
Monako ka fituar 1-0 ndaj PSG-së në sfidën e javës së 14 në Ligën 1, të luajtur në “Stade Louis II”. Pjesa e parë u mbyll 0-0, ndeshja filloi të behej interesante në 25 minutat e fundit.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 68. Mohamed Salisu nisi një top të gjatë nga mbrojtja për Aleksandër Golovin, mesfushori rus asistoi për Takumi Minamino, japonezi dërgoi topin në portën e mbrojtur nga Lukas Shevalier.
Në minutën e 80, Monako mbeti me 10 lojtarë, pasi Tilo Kehrer u ndëshkua direkt me karton të kuq, për ndërhyrje të ashpër. Në fund pati edhe disa minuta për Pol Pogba. Monako fiton 1-0 dhe mban vendin e gjashtë me 23 pikë, PSG-ja mbetet në vendin e parë me 30 pikë, por do të ketë ndryshim të kreut nëse fitojnë Marseja dhe Lensi.
Lini një Përgjigje