TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Gusht 2024, 22:40

Juvja dhuron spektakël në ndeshjen hapëse të Serisë A, bardhezinjtë mposhtin Komon dhe i bashkohen Atalantës në krye

Shkruar nga Pamfleti

Juvja dhuron spektakël në ndeshjen hapëse të Serisë A,

Juventusi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Serinë A. Bardhezinjtë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Komon e sapongjitur në elitën e futbollit italian.

Para fillimit të ndeshjes, Tiago Mota i befasoi të gjithë duke zgjedhur të riun Mbangula nga minuta e parë.

Sulmuesin 20-vjeçar belg e shpërbleu besimin e trajnerit të bardhezinjve duke kaluar në avantazh skuadrën në minutën e 23. Një depërtim në qendër nga krahu i majtë dhe një gjuajtje perfekte drejt portës.

Në fundin e pjesës së parë, Juventusi gjeti edhe golin e dytë me Ueah.

Sulmuesi lëshoi një goditje të fuqishme brenda zonës me topin që goditi traversën në fillim dhe më pas kaloi vijën e portës.

Pas dyshimeve fillestare, arbitri konfirmoi golin pas rishikimit në VAR.

Në fundin e pjesës së dytë erdhir edhe goli i tretë i realizuar nga Kambaiaso.

juventus komo seria a

Lini një Përgjigje