TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 22:53

Italia, Danimarka dhe Suedia kalojnë në fazën e dytë të “Play- Off”, Uellsi dhe Çekia shkojnë në shtesa

Shkruar nga Pamfleti

Italia, Danimarka dhe Suedia kalojnë në fazën e dytë të

Danimarka fitoi 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut në një ndeshje që u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë. Pas një 45-minutëshi pa gola, vendasit dominuan totalisht dhe realizuan katër herë brenda pak minutash.

Goli i parë erdhi në minutën e 49-të nga Mikkel Damsgaard, i cili zhbllokoi rezultatin dhe ndryshoi ritmin e ndeshjes. Në minutën e 58-të, Gustav Isaksen dyfishoi shifrat pas asistit të Damsgaard. Vetëm një minutë më pas, në të 59-ën, Isaksen realizoi sërish, duke e çuar rezultatin në 3-0 dhe duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Goli i katërt u shënua në minutën e 76-të nga Christian Norgaard, pas asistit të Christian Eriksen.

-Italia fitoi 2-0 ndaj Irlandës së Veriut në një ndeshje që u zhbllokua vetëm në pjesën e dytë, pas një pjese të parë pa gola. Goli i parë erdhi në minutën e 56-të, kur Sandro Tonali realizoi për 1-0, duke i dhënë avantazhin skuadrës italiane pas një loje të ekuilibruar deri në atë moment.

Vetëm pak minuta më vonë, në minutën e 80-të, Italia dyfishoi rezultatin. Moise Kean shënoi golin e dytë pas një asistimi nga Tonali, i cili u bë protagonisti kryesor i ndeshjes me një gol dhe një asist.

Ndeshja mori drejtim të qartë pas golit të parë, ndërsa Irlanda e Veriut nuk arriti të reagojë për të rikthyer balancën. Italia administroi avantazhin deri në fund dhe e mbylli takimin me një fitore të pastër 2-0.

- Suedia fitoi 3-1 ndaj Ukrainës në ndeshjen e zhvilluar në stadium neutral “Estadi Ciutat de València”, duke siguruar kalimin në finalen e play-off-it.

Ndeshja u vendos që në pjesën e parë, kur Suedia kaloi në avantazh në minutën e 6-të. Viktor Gyökeres shënoi golin e parë pas asistit të Nygren. Në minutën e 51-të, Gyökeres realizoi golin e dytë për Suedinë, këtë herë me asist nga Nordfeldt, duke dyfishuar rezultatin dhe kontrolluar ritmin e lojës.

Sulmuesi suedez kompletoi tregolëshin në minutën e 72-të, duke shënuar nga pika e penalltisë për rezultatin 3-0. Ukraina reagoi vetëm në minutat shtesë. Në minutën 90+1, Ponomarenko shënoi golin e vetëm për ukrainasit, duke ngushtuar rezultatin në 3-1.

- Çekia dhe Irlanda u ndanë në barazim 2-2 në kohën e rregullt duke e dërguar ndeshjen në shtesa.

Irlanda kaloi në avantazh në minutën e 19-të, kur Troy Parrott shënoi nga pika e bardhë e penalltisë për 0-1. Katër minuta më pas, në minutën e 23-të, erdhi edhe goli i dytë, pas një autogoli të portierit Kovar, që çoi rezultatin në 0-2.

Çekia reagoi shpejt. Në minutën e 27-të, Patrik Schick ngushtoi diferencën me penallti, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-2. Në pjesën e dytë, vendasit shtuan presionin dhe arritën të barazojnë në minutën e 86-të. Ladislav Krejci shënoi për 2-2. Kush kalon në fazën tjetër të ‘Play Off’-it, do të caktohet në shtesë.

-Uellsi me Bosnje-Hercegovinën e mbyllën në barazim 1-1 me kohën e rregullt duke e dërguar ndeshjen në shtesa për të prëcaktuar kush kalon në fazën tjetër ‘PlayOff’.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me disa ndërhyrje të ashpra dhe kartonë, ku Memić u ndëshkua që në minutën e 5-të, ndërsa Demirović dhe Kolašinac morën kartonë në minutat 37 dhe 39. Uellsi kaloi në avantazh në minutën e 51-të me Daniel James, i cili shfrytëzoi një moment të mirë në zonë për të zhbllokuar rezultatin. Vendasit administruan lojën për pjesën më të madhe të kohës së mbetur, duke kërkuar të ruanin epërsinë.

Bosnja reagoi në fundin e ndeshjes. Në minutën e 86-të, Edin Džeko barazoi shifrat në 1-1 pas një asistimi nga Alajbegović, duke rikthyer ekuilibrin dhe duke e çuar ndeshjen në kohë shtesë.

play off

Lini një Përgjigje