TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 22:45

Merr fund ëndrra e Botërorit, Shqipëria bie në Varshavë; Kosova bën krenarë shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

Merr fund ëndrra e Botërorit, Shqipëria bie në

Arbër Hoxha nuk mjafton! “Shuhet” ëndrra kuqezi për Botërorin, Kosova gjunjëzon Sllovakinë dhe ëndërron Botërorin

Përfundojnë dy ndeshjet “play off” të Kupës së Botës. Shqipëria është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Polonia dhe i ka thënë lamtumirë ëndrrës amerikane.

Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 42 me golin e Arbër Hoxhës. Një top i gjatë në zonë solli gabimin e Bendnarek, me sulmuesin kuqezi i cili përfitoi, shmangu portierin dhe dërgoi topin në rrjetë.

Djemtë e Silvinjos u ndëshkuan në momentin më të mirë, Polonia barazon shifrat në minutën e 63. Gjuajtja e parë e mirëfilltë në portë erdhi goli i Polonisë! Pas një goditje nga këndi, një dalje e gabuar e Strakoshës i dha mundësinë Levandovskit që të barazojë shifrat.

Në minutën e 73, Polonia realizoi golin që i dha kualifikimin në finalen e “play off”. Tjetër gjuajtje në portë dhe tjetër gol nga polakët! Zielinski gjuajti nga 25 metra dhe befasoi portierin Strakosha.

Në fazën finale të “play off”, Polonia do të ndeshet me Suedinë, e cila mposhti me rezultatin e pastër 0-3 Ukrainën.

Në ndeshjen tjetër, Kosova bëri krenarë shqiptarët, teksa mposhti me rezultatin 3-4 Sllovakinë brenda në Bratislavë.

“Dardanët e mbyllën pjesën e parë me humbjen 2-1. Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 6-të, me anë të Martin Valjent, i cili shënoi me kokë pas krosimit që mori nga Lukas Haraslin nga goditja e dënimit.

Kosova u kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë golit të shpejtë të Sllovakisë, duke barazuar shifrat me Veldin Hoxhën në minutën e 21-të, i cili shënoi me një goditje të bukur me të majtën në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Mërgim Vojvodës.

Në fund të pjesës së parë, Lukas Haraslin shënoi direkt nga goditja e dënimit, duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e portierit Aro Muriç dhe mbrojtjes dardane.

Në minutën e 47, Fisnik Asllani riktheu baraspeshën pas supergolit me kokë. Ishte Vojvoda që asistoi.

Në minutën e 60, djemtë e Franko Fodës përmbysën shifrat. Muslija realizoi direkt nga goditja e dënimit.

Në minutën e 72, Kosova realizoi golin e katërt me Hajrizin, gol që i dha kualifikimin në fazën finale të ‘play off“-it të Botërorit.

Në minutën e 90+4, Sllovakia ngushtoi shifrat në 3-4 me Strelec, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Në finalen e “play off”-it, Kosova do të ndeshet me Turqinë në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” më 31 mars në orën 20:45.

shqipëri polonia kosova sllovakia

1 Komente

  1. K
    Kuq e Zi

    Kualifikimi i Kosoves,eleminimi Shqiperis tregon se Kosova luajne me zemer Shqiperia vjen era korrupsion me breza qe nga 1990 jan tallur me tifozat me te mire ne bote.

    Lini një Përgjigje