TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2024, 16:52

“Ismajli do Napolin”, ndërmjetësi tregon detaje për interesimin e kampionëve të Italisë: Po punojmë për operacionin

Shkruar nga Pamfleti

“Ismajli do Napolin”, ndërmjetësi tregon detaje për

Ardjan Ismajli po kalon një periudhë të mirë tek Empoli. Paraqitjet e mbrojtësit nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi është Napoli që ka shfaqur interes për mbrojtësin e Shqipërisë. Rreth kësaj teme ka folur ndërmjetësi, Serxhio Mezi.

Mund të them se kemi kohë që po punojmë për këtë operacion. Ka pasur skuadra të tjera të interesuara, si p.sh. Xhenoa dhe Sasuolo. Lojtari megjithatë donte të bënte një hap më tej dhe vendosi për Napolin. Mund të them se kemi punuar që nga janari. Unë jam agjent, por për momentin nuk jam realisht agjent i Ismajlit, jam ndërmjetësi. Në vijim do të kuptohet nëse do ketë takime të tjera” – tha Mezi.

serxhio mezi ndëmjetësi i ardian ismajlit napoli

Lini një Përgjigje