TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2024, 15:46

Luhet në Stokholm, ja sa tifozë kuqezi pritet të ketë në stadiumin “Friends Arena” për miqësoren me Suedinë

Shkruar nga Pamfleti

Luhet në Stokholm, ja sa tifozë kuqezi  pritet të ketë

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në orën 19:00 miqësoren e dytë me Suedinë. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit. Një stadium 50 mijë vendesh ku luan kombëtarja suedeze dhe klubi i AIK-ut.

Një impiant i ri i cili është hapur në vitin 2012 dhe ka kushtuar 300 milionë euro. Ai përdoret edhe për koncertet e grupeve më të famshme muzikorë në botë. Sa i përket tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium, nga mediat suedeze raportohet se janë shitur rreth 19 mijë bileta, një interes jo shumë i lartë për këtë ndeshje miqësore.

Suedia humbi 5-2 pak ditë më parë ndaj Portugalisë, ndërsa kjo do të jetë përballja e dytë për këtë muaj. Sa i përket tifozëve shqiptarë mendohet se janë rreth 1 mijë tifozë në sektorin përkatës të tifozëve miq, ndërsa 1 mijë të tjerë të shpërndarë në pjesët e tjera të stadiumit.

Ndërkohë, sa i përket kushteve atmosferike, temperatura në orën e ndeshjes në impiantin “Friends Arena” do të jetë 0 gradë dhe pritet të fryjë një erë që mund të arrijë deri në 23 km/h.

 

tifozët kuqezi miqësorja me suedinë

Lini një Përgjigje