TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2024, 22:24

Miqësorja me Suedinë, Silvinjo ndryshime drastike në formacion!

Shkruar nga Pamfleti

Miqësorja me Suedinë, Silvinjo ndryshime drastike në formacion!

Pas humbje me Kilin, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, po planifikon që të bëjë ndryshime të mëdha në radhët e ekipit për ndeshjen ndaj Suedisë, duke bërë lëvizje në çdo repart.

Duke filluar nga kthimi i Berishës në portë tek mbrojtja me Balliun titullar në të djathtën e ndoshta edhe me aktivizimin e Kumbullës në qendër, duke qenë i ndërgjegjshëm që trajneri nuk do të ketë më kohë në dispozicion për të parë të dy futbollistët në veprim.

Mesfusha gjithashtu parashikohen lëvizje, me Muçin që është provuar në stërvitjen e fundit në vendin e Bajramit, me të cilin duket se do të ketë rokadë për sa kohë është Silvinjo në stolin kuqezi.

Edhe sulmi pritet të ketë ndryshime të mëdha, pasi trajnerin do të provojë Brojën tashmë si titullar, ashtu si edhe Hoxhën, dy lojtarë të cilët kërkojnë një biletë në listën e Europianit dhe do të kenë mundësinë përballë skandinavëve të tregojnë vlerat e tyre.

Një Shqipëri ndryshe në emra nga ajo me Kilin dhe që pritet të jetë ndryshe edhe në paraqitje, duke marrë parasysh provën pa shumë ngjyrë që dhuruan kuqezinjtë në fushën e lojës të premten.

Lini një Përgjigje