TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2024, 22:45

Humbja ndaj Gjermanisë nuk demoralizon “Gjelat”, Franca kërkon trofeun e EURO 2024!

Shkruar nga Pamfleti

Humbja ndaj Gjermanisë nuk demoralizon “Gjelat”, Franca

Humbja 2-0 ndaj Gjermanisë në miqësoren e zhvilluar këtë të shtunë, tronditi jo pak nënkampionët e botës, Francën.

Pavarësisht se për këdo nga tifozat francezë situata brenda përfaqësueses së tyre mund të duket disi “e nxehtë”, “bomberi”, Olivier Giroud ka “çdramatizuar” situatë, teksa gjatë një interviste për mediat vendase u shpre se më mirë që humbën tani se në qershor, kur të fillojë edhe Kampionati Europian.

“Do të duhet të reagojmë që të martën kundër Kilit. Megjithatë, nuk duhet të mendojmë se gjithçka është negative, patëm disa mundësi të mira shënimi. Sigurisht që ka gjëra për të korrigjuar dhe përmirësuar, por është më mirë të gabosh në këtë lloj ndeshjeje miqësore sesa në qershor. Sigurisht që nuk jam i shqetësuar për rezultatin, por kjo disfatë duhet të shërbejë për të na rikthyer vëmendjen”, u shpreh “veterani” i Milan.

Ylli i kombëtares së Francës, Kylian Mbappe u shpreh se pavarësisht gjithçkaje skuadra e tyre ka vetëm një qëllim, fitoren e EURO 2024.

“Ideja mbetet e njëjtë, që është të fitojmë Kampionatin Evropian. Unë mendoj se nuk është e vështirë ta bësh këtë sepse të gjithë kanë të njëjtin qëllim. Ne kemi një grup të veçantë, të bashkuar, jemi shumë të lumtur dhe duam të bëjmë edhe më shumë duke fituar trofe”, deklaroi Mbappe.

Lini një Përgjigje