TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Dhjetor 2024, 21:40

Interi del me propozim konkret për Lacion, zikaltërit ideojnë shkëmbimin e Asllanit me mesfushorin bardhekaltër

Shkruar nga Pamfleti

Interi del me propozim konkret për Lacion, zikaltërit ideojnë

Kristjan Asllani po luan sezonin e 3 tek Interi, me futbollistin shqiptar që ende nuk ka marrë minutat e duhura. Klubi zikaltër po mendon për një zgjidhje dhe mediat italiane kanë filluar të hedhin hipotezat e para.

Interi pëlqen mesfushorin e Lacios, Mateo Guendozi dhe për të arritur te francezi, po merret në konsideratë një shkëmbim. Kampionët e Italisë mund të vendosin në pjatë Asllanin, për të bindur klubin nga kryeqyteti që të lënë të lirë Guenduzin.

Ende nuk dihet qendrimi i lojtarëve në fjalë për këtë shkëmbim të mundshëm, por me kalimin e kohës, ky operacion mund të bëhet konkret.

Asllani numëron 8 ndeshje këtë sezon. Mesfushori kuqezi realizoi një eurogol në Kupë ndaj Udinezes, direkt nga goditja e këndit.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter lacio

Lini një Përgjigje