
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla zhvilloi një sezon pozitiv në Spanjë me ekipin e Espnjolit, i huazuar nga Roma. Ai ndihmoi klubin katalanas t’i shpëtonte rënies nga kategoria, duke marrë trajtën e një “muri” të vërtetë në prapavijë.
Paraqitjet pozitive i ranë në sy edhe trajnerit Silvinjo, duke e thirrur në Kombëtare. Në prag të duelit me Serbinë, Kumbulla është shfaqur shumë i motivuar në rrjetet e tij sociale, ku përmes një postimi shkruan: “I lumtur që u ktheva në shtëpi! Gati për sfidat e ardhshme! Forca Shqipëria!”.
Vlen të përmendim se gjatë edicionit të shkuar futbollistik, Kumbulla regjistroi 36 ndeshje në total, e përkthyer me 3 gola dhe 10 kartonë të verdhë. Vlera e mbrojtësit 25 vjeçar sipas “Transfermarkt” shkon deri në 6 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse Silvinjo do i besojë vendin e titullarit Marashit, aty ku konkurrenca është e madhe.
Lini një Përgjigje