
Amir Rrahmani mbylli sezonin e tij me Napolin në mënyrën më të mirë të mundshme. Qendërmbrojtësi shqiptar fitoi titullin e dytë kampion me napolitanët në Serinë A, madje duke qenë protagonist.
Por sezoni që lamë pas, me shumë mundësi ka qenë i fundit për 31-vjeçarin me Napolin. Me shumë mundësi, kapiteni i Kosovës do t’i japë lamtumirën italianëve, teksa të interesuarit nuk mungojnë, madje shtohen dita-ditës.
Sipas “Calcio Napoli”, Rrahmani kërkohet nga Totenhemi. Gjigantët e Premier Ligës triumfuan në Ligën e Evropës dhe shohin te shqiptari aftësitë që i nevojitet ekipit për prapavijën.
Megjithatë, “Spërsat” do ta kenë të vështirë, pasi interes për shërbimet e Rrahmanit ka edhe nga klubet arabe.
Lini një Përgjigje