TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2024, 19:48

I dha fitoren ekipit me dopietën e realizuar, sulmuesi i kombëtares shqiptare zgjidhet në formacionin e javës (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

I dha fitoren ekipit me dopietën e realizuar, sulmuesi i kombëtares

Anis Mehmeti shënoi dopietë në ndeshjen që ekipi i tij Bristol Siti fitoi përballë Portsmuthit. Kjo sfidë e vlefshme për Championship anglez u mbyll me shifrat 3-0.

Sulmuesi shqiptar fillimisht gjeti golin e parë në minutën e 15 të takimit, duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Ndërkohë në minutën e 32 dyfishoi shifrat për Bristol Sitin.

Paraqitjet e tij janë vlerësuar me notën 8.4. Gjithashtu nga “Soffascore” është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të javës në Championship.

I dha fitoren ekipit me dopietën e realizuar, sulmuesi i kombëtares

anis mehmeti sulmuesi i kombëtares shqiptare bristol siti

Lini një Përgjigje