TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2024, 17:03

Elseid Hysaj i ka ditët e numëruara te Lacio, skuadra e Serisë A futet në tratativa për mbrojtësin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Elseid Hysaj i ka ditët e numëruara te Lacio, skuadra e Serisë A

Elseid Hysaj mund të largohet nga Lacio në ditët në vijim. Ky është lajmi i bërë publik sot në mediat italiane, të cilat e shohin mbrojtësin shqiptar larg ekipit kryeqytetas. Sipas asaj që shkruhet, Leçe është e interesuar për një huazim të lojtarit.

Mbrojtësi shqqiptar nuk ka kaluar një sezon të mirë, pasi në shumë ndeshje të Lacios nuk është grumbulluar nga trajneri Baroni. 30-vjeçari ka një kontratë të vlefshme me klubin aktual, deri në qershor të vitit 2026.

Leçe është gati të futet në tratativa dhe vendimtare do të jetë vetë dëshira e futbollistit. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të presim e të shohim.

 

elseid hysaj mbrojtësi kuqezi lacio leçe

Lini një Përgjigje