TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2024, 15:55

Edon Zhegrova: Do të luaja edhe për Shqipërinë, edhe për Kosovën, me Brojën do të ishim dyshe e fortë në sulm

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova: Do të luaja edhe për Shqipërinë, edhe

Edon Zhegrova e ka mbyllur vitin 2024 me Lilën në mënyrën më të mirë të mundshme. Lojtari i “Dardanëve” ka bërë paraqitje fantastike me francezët, ku është zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të këtij viti.

25-vjeçari ka dhënë së fundmi një intervistë për “Max Sport” në “Euronews”, ku ka folur edhe për Kombëtaren shqiptare. Zhegrova nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të përfaqësuar kuqezinjtë dhe për diçka të tillë ka folur hapur.

Madje ka theksuar se me Amrnado Brojën në repartin e sulmit do të ishin bërë një dyshe shumë e fortë.

Nuk e kisha pas problem edhe me lujtë në kombëtaren e Shqipërisë. Me pas mundësi do të luaja për të dyja, ndonjëherë për Shqipërinë, ndonjëherë për Kosovën.

Ka shumë lojtarë të mirë Shqipëria, sidomos pjesa e sulmit, Broja është lojtari më i mirë që ka Shqipëria. Me të do ishim një dyshe e fortë”, ka deklaruar Zhegrova.

edon zhegrova sulmuesi i kosovës armando broja

Lini një Përgjigje