TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Dhjetor 2024, 18:39

“Kombi mbi gjithçka”, rrëfehet babai i Uzunit: I thash Myrtos më zgjidh mua ose trajnerin Silvinjo

Shkruar nga Pamfleti

“Kombi mbi gjithçka”, rrëfehet babai i Uzunit: I thash

I përlotur, Artan Uzuni ka rrëfyer për ‘Ora Sport’ momentin kur gjatë një bisede me të birin, i kërkoi që të bënte një zgjedhje mes tij dhe Silvinjos, për shkak të padrejtësisë së bërë ndaj Myrtos, gjatë Kampionatit Europian të Gjermanisë.

Babai i sulmuesit deklaroi se pavarësisht gjithçkaje që ndodhi, për Myrton kombi është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Mungesa e aktivizimit në Europian e vrau. Na vrau të gjithëve. Kombëtarja është e shqiptarëve dhe kështu do jetë gjithë jetën, edhe nëse është apo jo Myrto. Kur nuk u thirr Myrtua, unë i kam thënë që do zgjedhësh mes meje dhe trajnerit Silvinjo”.

I thash zgjidh trajnerin, nëse mendon se të bëri ai futbollist dhe më zgjidh mua nëse mendon se të bëra unë futbollist. I thashë të mos shkonte më te Kombëtarja. Por Myrtua më tha: kombi mbi te gjitha”.

artan uzuni babai i myrto uzunit

Lini një Përgjigje