TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Qershor 2024, 11:01

I dënuar për trukime, një gjerman do të vendosë drejtësi në sfidën Itali-Shqipëri

Shkruar nga Pamfleti

I dënuar për trukime, një gjerman do të vendosë

Gjermani Felix Zwayer është arbitri që do të gjykojë ndeshjen Itali-Shqipëri që do të luhet të shtunën e 15 qershorit në orën 21:00 në Dormund.

E gjithë skuadra e arbitrave është nga Gjermania.

Ai është i përfshirë në skandalin e trukimeve të ndeshjeve në vitin 2005 nga Robert Hojcer, u pezullua 6 muaj nga federata gjermane asokohe.

Pas një ndeshje të Bundesligës të vitit 2021, Jude Bellingam e akuzoi hapur: “Kur i jep një gjyqtari që ka trukuar ndeshje më parë, ndeshjen më të madhe në Gjermani, ccfare pret më pas?”

Deklaroi asokohe futbollisti anglez pas humbjes 3-2 të Dortmundit kundër Bajernit.

Asistentët e kryesorit janë Stefan Lupp dhe Marco Achmüller, Bastian Dankert është gjyqtari i VAR-it ndërsa gjyqtari i katërt është Daniel Siebert.

Shqipëria do të debutojë në Euro 2024 të shtunën në mbrëmje ndaj Italisë, kampiones në fuqi të Evropës, ndërsa dy rivalët e tjerë të grupit janë Spanja dhe Kroacia.

 

felix zwayer shqipëri-itali

Lini një Përgjigje