El Clasicon e parë të këtij sezoni në futbollin spanjoll mes Realit të Madridit dhe Barcelonës e fituar nga Los Blancos 2-1, përfundoi me sherr masiv.
Në mes të kësaj rrëmuje nuk kishte si të mungonte edhe babai i Lamine Yamal. Ky i fundit iu drejtua rrjeteve sociale për të bërë reagimin e tij përmes një postimi në Instagram Story ndaj të gjithë situatës së krijuar.

“Gjysma e të keqes që është vetëm 18 vjec. Do të shihemi në Barcelonë”, shkruante babai i Yamal në postimin e tij, një shënim që ishte mbi foton e djalit të tij.
Pas një periudhe disi të vaktë, duket se tensionet e El Clasicos janë rikthyer dhe nuk do të mbyllet këtë të dielë.
Te keta jevgjit , ndonjehere , talenti , hiri I Zotit , sikur shkon Dem ...!