
Ylli i Liverpulit, Mohamed Salah, u sulmua në Liberi, ku Egjipti po luante kualifikueset afrikane për Kupën e Botës. Egjiptianët mposhtën 2-0 Sierra Leonen, por ndeshja ra në plan të dytë. Në fund të ndeshjes, huliganët u futën në fushë dhe filluan të sulmojnë një nga yjet më të mëdhenj të futbollit në botë në vitet e fundit, por rojet e sigurisë reaguan në kohë dhe parandaluan sulmin.
Papritur, një numër i madh i tyre vrapuan në fushë dhe pamjet nga ndeshja tregojnë se rojet e sigurisë vendosën të merrnin situatën në duart e tyre, duke rrëzuar njërin prej huliganëve dhe duke e goditur me grusht dhe e shtrinë në tapetin e blertë.
????| Liverpool’s Mohamed Salah almost gets attacked by opposition fans who ran into the pitch during the match, Sierra Leone vs Egypt. ???? pic.twitter.com/i1FMDygZ51
— Engr Ishaq Mohammed (@Alkibiyawy) November 19, 2023
Ndërkohë që kjo po ndodhte, një tjetër huligan sulmoi Salah, por shokët e skuadrës e mbrojtën nga sulmi. Ndërkohë ushtria ka dalë në terren dhe ka qetësuar situatën.
Ushtria e rrethoi Salah dhe e shoqëroi atë jashtë fushës. Incidente të tilla nuk janë të rralla në futbollin afrikan, ku organizatorët kanë probleme të mëdha me organizimin e ndeshjes, si dhe me sigurimin. Duke qenë se asnjë nga stadiumet në Sierra Leone nuk i plotëson kërkesat minimale për ndeshje, sfida u luajt në Liberi, por edhe aty pati probleme. Të dy golat për Egjiptin u shënuan nga Trezeguet.
Look at the security that Salah has around him ????pic.twitter.com/sNZcYbWIGJ
— Anything Liverpool (@AnythingLFC_) November 19, 2023
Lini një Përgjigje