TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2023, 20:12

Fund i hidhur për Azerbajxhanin e De Biazit, Belgjika shkon në Europianin e Gjermanisë si kokë grupi

Shkruar nga Pamfleti

Fund i hidhur për Azerbajxhanin e De Biazit, Belgjika shkon në

Belgjika “shkatërron” Azerbajxhanin dhe shkon si kokë të Grupit F në "EURO 2024”, ndërsa skuadra e Xhani De Biazit e mbyll këtu këtë rrugëtim. 

Sfida e luajtur në “King Baudouin Stadium” u zhbllokua në minutën e 17, me sulmuesin e Romës që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe u dha avantazhin vendasve. 

Si të mos mjaftonte goli i pësuar, pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Lukakut, Israfilov mori kartonin e dytë të verdhë dhe la skuadrën e De Biazit me dhjetë lojtarë. 

Në minutën e 26, Lukaku shënoi golin e dytë, në minutën e 30 realizoi tripletë, teksa vetëm shtatë minuta më pas bëri “poker”. 

Pjesa e parë mund të kishte shkuar edhe në 5-0, por goli i Kastanje në minutën e 45+2 u anulua për pozicion të parregullt, pas verifikimit në VAR. 

Pjesa e dytë u shfaq disi më e vakët dhe pavarësisht dominimit, Belgjika gjeti vetëm njëherë rrugën drejt rrjetës me Troshard në minutën e 90, duke bërë që kjo ndeshje të mbyllej me rezultatin 5-0. 

Pas ndeshjes së fundit kualifikuese, Belgjika shkon në Europianin “Gjermani 2024” si kokë e Grupit F, teksa Azerbajxhani i De Biazit kthehet në shtëpi. 

Ndërkohë Austria është skuadra tjetër e Grupit F që shkon në “EURO 2024”, duke mbetur jashtë përveç Azerbajxhanit edhe Suedia e Estonia. 
 

belgjika suedia azerbajxhani kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje