
Bajerni këtë javë njoftoi zyrtarisht rinovimin e kontratës së trajnerit Vinsent Kompani.
Belgu ka bërë një punë të shkëlqyer në Mynih dhe është shpërblyer jo vetëm me rinovim kontrate, por edhe me rritje page.
Mediat gjermane kanë zbuluar arsyen pse klubi bavarez u nxitua për firmën e re me trajnerin. Ka të bëjë me Pep Guardiolën, njeriun i cili sugjeroi belgun për të marrë drejtimin e rekordmenëve të Bundesligës.
Duket se Pep në verë do të largohet nga Mançester Siti dhe Bajerni i druhej një oferte të klubit anglez për Kompani. Oferta, me siguri, do të ishte shumë e lartë, kështu që Bajerni reagoi shpejt për të “ruajtur” trajnerin e tij.
U krye! Kompani pranoi dhe gjërat (deri tani) duken shkëlqyeshëm. Bajerni ka 12 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet dhe konsiderohet një nga tri skuadrat favorite për të fituar Champions League.
Lini një Përgjigje