TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Tetor 2025, 15:25

Djali i Bogdanit tradhton Shqipërinë, zgjedh Italinë dhe vesh fanelën axurre për herë të parë me moshat (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Djali i Bogdanit tradhton Shqipërinë, zgjedh Italinë dhe vesh

Aleksandër Bogdani, djali i ish-futbollistit të kombëtares shqiptare Erjon Bogdani, është thirrur për herë të parë nga kombëtarja e Italisë për moshat U-15.

Djali i ish-futbollistit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Erjon Bogdani është thirrur për herë të parë nga kombëtarja e Italisë për mosha U-15.

Djali i Bogdanit tradhton Shqipërinë, zgjedh Italinë dhe vesh

Aleksandër Bogdani duket se do ndjekë gjurmët e babait të tij, por ndryshe nga Erjoni ai ka zgjedhur kombëtaren italiane.

Djali i Bogdanit tradhton Shqipërinë, zgjedh Italinë dhe vesh

Lajmi është publikuar nga “Tuttomercatoweb”, që ka evidentuar përfshirjen e shqiptarit në grup. Ekipi U-15 është stërvitur pak ditë më parë në Qendrën Teknike Federale në Katanzaro.

Djali i Bogdanit tradhton Shqipërinë, zgjedh Italinë dhe vesh

Në atë stërvitje u zhvillua edhe një ndeshje miqësore mes 44 futbollistëve të grumbulluar, të vitlindjes 2011, nga ekipet e Italisë së Jugut.

Djali i Bogdanit tradhton Shqipërinë, zgjedh Italinë dhe vesh

Ndeshjet e radhës do të zhvillohen në Coverciano më 30 tetor për përzgjedhjen e Italisë Qendrore-Veriore, dhe në Romë më 6 nëntor për përzgjedhjen e Italisë Qendrore.

Kjo do të pasohet nga Turneu i zakonshëm i Krishtlindjes, i planifikuar për 21 deri më 23 nëntor në Novarello, dhe sapo të finalizohet skuadra, Turneu i Zhvillimit të UEFA-s, i planifikuar për 14 deri më 20 dhjetor në Angli.

Sa i përket ish-sulmuesit të Kombëtares, Erjon Bogdani, ky i fundit ka luajtur edhe në kampionatin italian të futbollit, në vitet e fundit të karrierës së tij.

 

aleksandër bogdani djali i erjon bogdanit

Lini një Përgjigje