TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Tetor 2024, 21:45

Goli i Kristjan Asllanit me Shqipërinë, Interi me postim special për mesfushorin shqiptar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Goli i Kristjan Asllanit me Shqipërinë, Interi me postim special

Kristjan Asllani u shndërrua në hero te Kombëtare e Shqipërisë, duke shënuar golin e fitores në triumfin 0-1, që kuqezinjtë arritën në transfertë ndaj Gjeorgjisë. Ky gol duket se ka bërë krenar edhe klubin e Interit, që pas duelit të sotëm, i ka dedikuar një postim special në faqen zyrtare, mesfushorit shqiptar.

“Aslla për fitore”, shkruan klubi i Interit, duke publikuar një foto të mesfushorit të Shqipërisë me fanelën zikaltër. Të shumta kanë qenë komentet pozitive në mbështetje të Asllanit në këtë postim: 

22-vjeçari kuqezi luajti minutat e plota me Çekinë dhe Gjeorgjinë, ndërsa ndaj këtyre të fundit u vlerësua si një nga më të mirët.

kristjan asllani mesfushori shqiptar inter

Lini një Përgjigje