TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Prill 2026, 22:58

Gjysmëfinalja e penalltive, Atletiko dhe Arsenali “shtrëngojnë duart”; dy ekipet zgjidhin kualifikimin në ndeshjen e kthimit

Shkruar nga Pamfleti
Gjysmëfinalja e penalltive, Atletiko dhe Arsenali
atletiko madrid-arsenal

Gjysmëfinalja e parë mes Atletikos së Madridit dhe Arsenalit është mbyllur në barazim 1-1, në një sfidë të zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”. Të dy golat e takimit u realizuan nga pika e penalltisë, duke lënë të hapur çështjen e kualifikimit për ndeshjen e kthimit.

Pjesa e parë u karakterizua nga ritëm i ulët dhe raste të pakta për shënim. Për rreth 35 minuta, skuadrat nuk arritën të krijonin rrezik konkret në portat respektive.

Arsenali kaloi në avantazh në minutën e 44-t, pasi arbitri akordoi penallti për një ndërhyrje të David Hanko ndaj Giokeres brenda zonës. Nga pika e bardhë u tregua i saktë vetë Giokeres, duke kaluar “Topçinjtë” në epërsi 0-1.

Në pjesën e dytë, madrilenët reaguan dhe arritën të barazonin në minutën e 56-të. Edhe ky gol erdhi nga penalltia, me Julian Alvarez që nuk gaboi përballë portierit, duke rikthyer baraspeshën në 1-1.

Rezultati lë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në stadiumin “Emirates”. Pikërisht kjo përballje do të përcaktojë skuadrën finaliste, që do të luftojë për trofeun në finalen e madhe të 30 majit në Budapest.

atletiko madrid arsenal champions league

Lini një Përgjigje