TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 20:20

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat kuq e zi dominim absolut (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat

Publikohen pamjet nga brenda stadiumit të Dortmundit, aty ku për pak minuta Shqipëria do të përballet me Italinë. Ashtu sikundër u paralajmëruar, janë mbi 50 mijë tifozë shqiptarë që janë ulur në shkallët  e stadiumit dhe kudo shihen ngjyrat kuq e zi. Flamujt dhe tifozët Italinë nuk duken askund.

Kombëtarja e drejtuar  nga Silvinjo, do të kërkojë të bëjë surprizën e madhe dhe të marrë një rezultat pozitiv.

Nuk do të jetë e lehtë, për shkak se përballë do të jenë kampionët në fuqi. Në ndeshje zyrtare, Shqipëria dhe Italia, janë përballur mes tyre në katër raste, ku axurët kanë fituar në të katërta rastet. Gjithashtu, italianët kanë shënuar 7 herë, kundrejt vetëm një goli të Shqipërisë. Pak minuta para ndeshjes, dy trajnerët, Silvinjo dhe Spalletti, kanë zbuluar titullarët. 

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat

Në portë për Shqipërinë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje janë zgjedhur Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë do të luajnë Asllani, Ramadani dhe Bajrami, ndërsa Seferi dhe Asani do të mbështesin Brojën në krye të sulmit.

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat

Nga ana tjetër, Spalletti i ka besuar rreshtimit të tij të përhershëm, duke futur në nportë Donnarummën, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori dhe Dimarco. Në mesfushë do të luajnë Barella dhe Joginho, ndërsa më të avancuar janë zgjedhur Chiesa, Frattesi dhe Pellegrini, teksa në majën e sulmit është zgjedhur Scamacca.

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat

Gati sfida Itali-Shqipëri/ Publikohen pamjet nga brenda stadiumit, ngjyrat

 

Lini një Përgjigje