TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 22:26

Foto Strakosha kujton si e ndaluan Alban Bushin në aeroport: Shiko sa më ngjan ai te fotoja

Shkruar nga Pamfleti

Foto Strakosha kujton si e ndaluan Alban Bushin në aeroport: Shiko sa

Rrëfimi për jetën e Alban Bushit në programin “Rudina” në TV Klan preku momentet aktuale në karrierën e tij, fillimet, sukseset, aksidentin tragjik të prindërve për t’u kthyer më pas sërish te kombëtarja. Një prej miqve të tij, i cili po ashtu numëron suksese me ekipin kuq e zi, Foto Strakosha i dërgoi një mesazh duke ndarë një kujtim nga koha kur luanin bashkë.

Foto Strakosha: Në periudhën kur Albani luante në Greqi, ne ishim nisur për t’u bashkuar në Gjermani  me ekipin kombëtar. Kur arritëm në Gjermani, në aeroport, përpara meje ishte Albani bashkë me Altin  Haxhin dhe kur arrijmë  te pozicioni ku ishte polici i cili kërkonte kontrollin e pasaportës, Albani ishte shumë afër me Altinin dhe Albani në këtë moment shikon një fotografi në të cilën i ngjante Albanit shumë dhe e kap nga krahu Altinin dhe i thotë “Altin, Altin shiko sa më ngjan ai që është te fotografia brenda te polici”. Me gjithë mend, aty “Albanit i thonë ndalo”, aty fillon pastaj dhe emocioni e stresi.

Që të flasësh për Albanin, sinqerisht do shumë kohë të gjatë, kështu që do të mundohem sa më pak të përmbledh ato karakteristikat të cilat unë kam kuptuar tek Albani në pjesën dhe në periudhën në të cilën ne ishim pjesëtarë të ekipit kombëtar. Albani, nga ana e karakterit sportiv, ishte për t’u përgëzuar me egoizmin dhe me shpirtin luftarak që kishte në fushë.

Ai donte gjithmonë që të jepte maksimumin dhe të ishte ndër më të mirët, gjë që e bënte kërkues ndaj vetes, pavarësisht se unë kujtoja se isha nga tipat më emocionalë, por edhe Albani e ka pasur këtë para ndeshjes, gjithmonë. Besoj qe ishte një tip që emocionohej dhe e priste me padurim ndeshjen. Unë i uroj Albanit suksese, në radhë të parë të ketë shëndetin dhe në çfarëdo gjëje, profesioni që do të ndjekë në jetë, të jetë i suksesshëm.

foto strakosha ish-portieri i kombëtares shqiptare alban bushi

Lini një Përgjigje