TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 21:42

Lamtumirë Leo Benhaker, ndahet nga jeta trajneri legjendar holandez

Shkruar nga Pamfleti

Lamtumirë Leo Benhaker, ndahet nga jeta trajneri legjendar holandez

Bota e futbollit ka humbur sot një protagonist të rëndësishëm në fushën e trajningut. Në moshën 82-vjeçare është ndarë nga jeta holandezi Leo Banhaker, i cili për shumë vite është vlerësuar si një nga teknikët më të mirë në qarkullim.

Ish-trajneri i njohur ka bërë emër në drejtimin e skuadrave si Ajaks, Fejenord e Real Madrid, me të cilin ka fituar tre tituj kampion radhazi në fundin e viteve ’80. Por jo vetëm me klubet, Benhaker ishte një trajner që bëri histori edhe në drejtimin e përfaqësueseve.

Fillimisht me Holandën, të cilën e drejtoi në Botërorin 1990, ndërsa më pas drejtoi Trinidad Tobagon të cilën në mënyrë të pabesueshme e kualifikoi në Kupën e Botës në vitin 2006. Më pas, në vitin 2008, ai ia doli të kualifikonte edhe Poloninë në Europianin 2008.

 

 

leo benhaker trajneri legjendar holandez

Lini një Përgjigje