TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2025, 22:05

“Ne shqiptarët bëjmë tifo për të”, Cana flet për kalimin e Tares te Milani: E tregoi te Lacio çfarë di të bëjë

Shkruar nga Pamfleti

“Ne shqiptarët bëjmë tifo për të”, Cana

Lorik Cana thotë se Igli Tare është i duhuri për Drejtor Sportiv te Milani dhe se rezultatet flasin vetë për ish-numrin 2 të klubit të Lacios.

Duke folur për mediat italiane ish-mbrojtësi i Lacios, Lorik Cana tregoi përvojat e tij të përbashkëta me Igli Taren, në klubin roman dhe një nga kandidatët kryesorë për të marrë frenat e merkatos te 7 herë kampionët e Evropës.

Ne njihemi prej 25 vitesh. Për mua në radhë të parë ai është një mik dhe padyshim që konsiderata ime për të ështëshumë e lartë, para së gjithash personale. Si menaxher, faktet flasin për të ardhmen, por ne shqiptarët i urojmë më të mirën, sepse është një pikë referimi në aspektin sportiv në vend”, deklaroi Lorik Cana ndër të tjera.

Në "Studio Champions" në Tring, Tare ishte i ftuari special dhe pyetjes për një kalim te Milani iu përgjigj duke e anashkaluar: "Nuk mund të them asgjë", - tha Tare, duke vijuar, -"por Milani ka një ekip të mirë që mund të konkurrojë për trofeun e Serisë A".

Me kalimin e tij të mundshëm si Drejtor Sportiv te Milani, ish-i i Lacios nuk i fsheh vlerësimet për trajnerët. "Maks Alegri dhe Antonio Konte janë dy trajnerët më të mirë italianë", tha ai duke nxjerrë nga loja Simone Inzagin.

Paçka se e "bekoi" si trajner të Lacios, nga ku më pas Inzagi u largua tek Interi, Tare thotë se Simone ka ende vend për përmirësim. "Ai ishte i destinuar për këtë punë, këtë e kam thënë gjithmonë. Ai ka ende vend për përmirësim", tregoi mes të tjerash Tare.

Situata- Me daljen "jashtë loje" të Fabio Paraticit për postin e Drejtorit Sportiv, Milani u rikthye sërish te pista Igli Tare, e cila sipas medieve në Itali është më e mundshmja, pasi kandidatët e tjerë janë në klube të ndryshme dhe Tare i papunë prej dy vitesh, që nga koha kur u largua nga Lacio.

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares shqiptare igli tare

Lini një Përgjigje