
Florian Marku do të ndeshet në ring me Kris Kongon dhe gjithçka është vendosur. Kujtojmë se kjo dyshe pati një konfrontim në gushtin e vitit të kaluar, ku u përplasën me njëri-tjetrin te një konferencë.
Marku bën kështu realitet ëndrrën e tifozëve, që kërkonin një përballje mes të dyve pas këtyre ngjarjeve. “Do të pendohet që zgjodhi të ndeshet me mua”, ishin fjalët e para të boksierit shqiptar, që do boksojë në mars.
Gjërat do ndryshojnë kur ne të jemi në ring. Kjo është gjëja e vetme. E mira është se ndeshja është afër. Jam i lumtur se njerëzit do të shijojnë ndeshjen, njerëzit e duan këtë ndeshje. Të uroj një trajnim pa dëmtime dhe shihemi në mars”, u shpreh Marku para boksierit kundërshtar.
Florian Marku nuk regjistron asnjë humbje në karrierë. Padyshim që kjo do jetë një përballje për të mos u humbur sepse ka filuar muaj më parë.
“Pas konfrontimit qe kishim para kamerave para disa muajsh sot u firmos kontrata. Data dhe vendndodhja”, shkruan Florian Marku në postimin e tij në Facebook.
Më 22 gusht 2020 Kongo fitoi titullin e tij të parë profesionist me një fitore të raundit të nëntë TKO ndaj Luter Klei për të fituar titullin WBO Global Welterweight.
Kongo më vonë humbi titullin më 28 mars 2021 nga Majkëll MekKinson me Vendim Unanim. Më 11 korrik 2022 Kongo mundi Sebastian Formela me Vendim Unanim për të fituar titullin vakant WBC International Silver Welterweight.
Në karrierën e tij profesionale ai ka 14 fitore dhe vetëm 2 humbje. Në 7 raste fitoret e tij kanë ardhur me knoc-kout.
Marku bëri debutimin e tij profesional më 1 dhjetor 2018, duke shënuar një fitore në raundin e parë me nokaut teknik (TKO) kundër Nikola Janiçieviç në Beste Event Halle në Ulm, Gjermani. Marku ka 13 ndeshje mes profesionistëve dhe po kaq fitore, duke mos humbur kurrë. Gjithashtu 8 fitore i ka me KO.
Lini një Përgjigje