
Pas humbjes me Elbasanin, Flamurtari është rikthyer te fitorja dhe zbret Bylisin me këmbë në tokë. Vlonjatët mposhtën me rezultatin minimal 0-1 ballshiotët.
Skuadra e drejtuar nga Françesko Moreiro gjeti golin e vetëm të takimit në minutën e 63. Trashi goditi me të majtën, por u ndal nga shtylla, topi u kthye pas dhe me rrëmujën e krijuar në zonë, Maksuti përfitoi dhe gjeti rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, Flamurtari ngjitet në vendin e 9 me 8 pikë, ndërsa Bylis mban vendin e 6 me 12 pikë.
Lini një Përgjigje