TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2025, 18:10

Realizon dopietë në Turqi, Silvinjo e ka harruar sulmuesin më në formë të Shqipërisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Realizon dopietë në Turqi, Silvinjo e ka harruar sulmuesin më

Taulant Seferi po kalon sezonin më të mirë në Turqi. Sot nga sulmuesi i Shqipërisë u regjistrua një dopietë, ndërsa Bodrumspor fitoi me rezultatin 5-0 ndaj Istanbulspor.

Goli i parë i Seferit ishte mjaft i bukur, pasi erdhi si gjuajtje nga jashtë zone. Në fraksionin e dytë, Seferi bëri sërish gjithçka mirë duke fituar topin në mesfushën e tij dhe finalizuar vetë.


Tashmë Seferi është në kuotën e nëntë golave në Ligën e Parë turke, si dhe regjistron katër asiste. Bodrumspor ndërkohë kryeson renditjen dhe kërkon rikthimin në elitë.

Silvinjo publikoi sot listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Seferi nuk është pjesë e saj, ndërsa ftesa për të ka munguar gjatë gjithë këtij viti.

taulant seferi sulmuesi i kombëtares bodrumspor

Lini një Përgjigje