TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Nëntor 2025, 17:44

Kategoria e Parë/ Burreli solid në shtëpi, matjanët mposhtin pastër Pogradecin dhe i japin “asist” Skënderbeut dhe Laçit

Shkruar nga Pamfleti

Kategoria e Parë/ Burreli solid në shtëpi, matjanët mposhtin

Burreli ka tronditur Pogradecin në sfidën e vlefshme për javën e 11 të Kategorisë së Parë. Vendësit fituan me rezultatin 2-0 në stadiumin “Liri Ballabani”.

Golat për vendasit u shënuan nga Arnold në minutën e 42, teksa për të dytin mendoi Kastrati në minutën e 59. Vlen të theksohet se goli i dytë u “fal” nga Pogradeci pas një gabimi në mbrojtje.

Pas 11 ndeshjesh të luajtura, Burreli ka 16 pikë, dy më pak se Pogradeci i vendit të tretë. Mundësi e artë tashmë për Skënderbeun dhe Laçin që të shtojnë diferencën nga ndjekësi më i afërt.

burreli pogradeci kategoria e parë

Lini një Përgjigje