TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2026, 16:23

Flamujt kuqezi “veshin” Olimpiadën Dimërore, pamjet brenda “Fshatit Olimpik” në Milano-Cortina (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Flamujt kuqezi “veshin” Olimpiadën Dimërore, pamjet brenda

Shqipëria do të marrë pjesë në edicionin e 25-të të Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina, me synimin për të siguruar medaljen e saj të parë në një Olimpiadë Dimërore. Ceremonia kryesore hapëse do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” në Milano, ndërsa organizatorët kanë planifikuar edhe dy ceremoni të tjera në Cortina d’Ampezzo dhe Bormio, për arsye logjistike.

Flamujt kuqezi “veshin” Olimpiadën Dimërore, pamjet brenda

Delegacioni shqiptar do të përfaqësohet nga katër sportistë: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti. Flamurin kombëtar do ta mbajë Lara Colturi në ceremoninë e Cortinës, ndërsa Denni Xhepa do të parakalojë me flamur në ceremoninë e Bormios.

Flamujt kuqezi “veshin” Olimpiadën Dimërore, pamjet brenda

Shqipëria do të ketë në dispozicion dy njësi akomodimi në fshatin olimpik të Cortinës, ku janë strehuar edhe sportistët shqiptarë. Garat për sportistët shqiptarë do të zhvillohen mes datave 11 dhe 18 shkurt, në disiplinat e Slalomit dhe Slalomit Gjigand, në Bormio dhe Cortina d’Ampezzo.

 

Datat e garimit:

Më 11 shkurt: Denni Xhepa do të jetë në garën e Slalomit Gjigand që starton nga ora 11:30 në Bormio.

Më 14 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalom që starton në orën 11:30 në Bormio.

Më 15 shkurt: Lara Colturi dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën e Slalomit Gjigand në orën 10:00 dhe lëshimi i dytë në 13:30 (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.

Më 16 shkurt: Denni Xhepa merr pjesë në disiplinën e Slalomit në orën 10:00 në Bormio.

Më 18 shkurt: Lara Colturi, Lisa Brunga dhe Semire Dauti do të marrin pjesë në disiplinën Slalomit në orën 10 dhe 13:30 lëshimi i dytë (nëse kualifikohen) në Cortina D’Ampezzo.

lojërat olimpike dimërore ekipi shqiptar

Lini një Përgjigje