TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Shkurt 2026, 15:39

Vllaznia e pandalshme gjen fitoren e 6 radhazi, Partizani merr 3 pikë të arta me përmbysje spektakolare

Shkruar nga Pamfleti

Vllaznia e pandalshme gjen fitoren e 6 radhazi, Partizani merr 3 pikë

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 23 të Abissnet Superiore, ku u shënuan gjithsej 4 gola.

Vllaznia ka bërë një tjetër hap para në rrugën e saj drejt titullit me fitoren e 6-të radhazi, duke mundur me shifrat 1-0 Vorën në fushën e kësaj të fundit.

Shkodranëve u mjaftoi një tjetër gol i të zakonshmit Kallaku, i cili është kthyer në forcën kryesore të fazës ofensive në këtë pjesë të sezonit. Më pas kuqeblutë menduan të administronin rezultatin teksa Vora provoi në çdo mënyrë të barazonte, por pa sukses.

Kësisoj me vërshëllimën përfundimtare, Ishte Vllaznia që iu gëzua fitores së radhë që e ndihmon të vazhdojë arratinë në kryesim, ndërsa Vora duhet të fillojë të shohë skuadrat që vijnë nga pas e mund t’i rrezikojnë mbijetesën.

Kështu, shkodranët “blindojnë” vendin e parë me 45 pikë. Në krahun tjetër me 25 pikë, Vora mban vendin e 7.

Në Ballsh, Partizani përmbysi Bylisin dhe fitoi 2-1, pasi vendasit kaluan të parët në avantazh. Golat për të kuqtë u shënuan nga Rrok Toma dhe Human. Pas këtij suksesi, Partizani renditet i 5-ti me 30 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e 8-të me 20 pikë.

vllaznia vora partizani bylis abissnet superiore

Lini një Përgjigje