
PSG ka arritur të fitojë ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Champions League përballë Arsenal, e luajtur në stadiumin Emirates.
Ousmane Dembélé shënoi golin e vetëm të ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve duke i dhënë Paris St-Germain epërsinë ndaj Arsenalit përpara ndeshjes vendimtare të kthimit të javës së ardhshme në Francë.
Dembélé e kaloi PSG në epërsi në minutën e katërt me një gol që heshtte stadiumin jashtëzakonisht të zhurmshëm Emirates.
Në fillim të pjesës së dytë, Mikel Merino mendoi se kishte shënuar golin e barazimit për Arsenalin, përpara se gjyqtari ndihmës të vendoste se ai ishte në pozicion jashtë loje kur shënoi me kokë 'golin'.
Ishte një ndeshje ku janë shpërdorur shumë raste të pastra dhe janë goditur shtyllat.
Në dy tre episode ka pasur pretendime nga lojtarët e dy ekipeve për 11-metërsh.

PSG arrin të marrë një fitore që e çon me një “këmbë” drejt finales. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën që vjen më 7 maj në Paris.

Mediat angleze e konsiderojnë të merituar fitoren e PSG.
Ata luajtën shumë mirë, duke e lëvizur topin me kujdes, të plotësuar në mënyrë të përkryer nga lëvizjet rrotulluese të lojtarëve të tyre. E megjithatë, Arsenali nuk ka pse të mos shpresojë në përmbysjen në Parc des Princes.
Saka bëri mjaftueshëm për të lënë të kuptohet se do të jetë një kërcënim, Partey do ta lirojë Rice dhe Lewis-Skelly është një futbollist i mrekullueshëm.
Do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Donnarumma u sprovua shumë, por ia doli mbanë me sukses të shkëlqyer.
Arsenali duhet të tregojë një nga performancat më të mira në historinë e klubit nëse dëshiron të arrijë në finalen e Ligës së Kampionëve.
Lini një Përgjigje