TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Prill 2026, 17:14

“Favorizova Barçën, VAR-i më korrigjoi”, tifozi katalanas i kërkon llogari arbitrit polak: Nuk mund të fal për gjysmëfinalen me Interin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Favorizova Barçën, VAR-i më korrigjoi”, tifozi

Ka kaluar afro një vit nga eliminimi i Barcelonës nga Interi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, një ndeshje që vijon të mbetet në kujtesën e tifozëve për shkak të rezultatit dramatik dhe vendimeve të diskutueshme të arbitrimit.

Skuadra italiane siguroi kualifikimin në finale me rezultatin e përgjithshëm 7-6, në një përballje të mbushur me tension dhe polemika. Së fundmi, një tifoz i Barcelonës i është afruar gjyqtarit polak Simon Marshiniak, duke rikthyer në vëmendje episodet e asaj ndeshjeje.

Ende nuk të kam falur për atë që ndodhi vitin e kaluar në ndeshjen kundër Interit,” mësohet t’i ketë thënë tifozi arbitrit.

Marshiniak ka reaguar duke mbrojtur vendimet e tij në fushë, duke theksuar se ato, sipas tij, nuk kanë dëmtuar Barcelonën. “Nga pikëpamja ime, nuk ka asgjë për të falur. Të them të drejtën, vendimet e mia ishin në favor të Barcelonës,” u shpreh ai.

Ai shtoi se disa prej vendimeve u korrigjuan përmes sistemit VAR: “Në fushë, unë nuk e dhashë penalltinë ndaj Interit, pastaj VAR më thirri dhe më tregoi se kishte një faull. Pastaj dhashë një penallti ndaj Barcelonës dhe VAR më korrigjoi sepse ishte katër ose pesë centimetra jashtë zonës. Kështu është jeta!”

simon marshiniak arbitri polak tifozi i barcelonës

Lini një Përgjigje