TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Janar 2025, 22:58

Fati i keq ndjek Armando Brojën, sulmuesi shqiptar dëmtohet sërish; largohet me barelë nga fusha!

Shkruar nga Pamfleti

Fati i keq ndjek Armando Brojën, sulmuesi shqiptar dëmtohet

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja duket se po ndiqet nga fati i keq. Pasi u rikthye nga dëmtimi dhe u aktivizua në ndeshjen e Kupës që Everton luajti ndaj Peterbrough, ylli kuqezi u lëndua sërish.

Broja u përplas me një lojtar kundërshtar (minuta 82’), duke mbetur i dëmtuar, ndërsa vlen të theksohet se u largua nga fusha me barelë. 

Rreth situatës së tij, klubi anglez do të sqarojë më shumë në ditët në vijim, atëherë kur edhe të kenë dalë përgjigjet e analizave mjekësore.

Broja kaloi te Everton, në formë huazimi nga Chelsea. Deri më tani, ai ka luajtur 5 ndeshje në kampionat.

Lini një Përgjigje