TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Maj 2025, 20:57

Europiani U-17 në Shqipëri njeh finalistin e parë, Franca mposht Belgjikën dhe pret fituesin e çiftit Itali-Portugali

Shkruar nga Pamfleti

Europiani U-17 në Shqipëri njeh finalistin e parë, Franca mposht

Franca është ekipi i parë finalist i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. “Gjelat” mundën në gjysmëfinale Belgjikën me rezultatin 3-2 dhe siguruan finalen e madhe të 1 qershorit.

Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua një ndeshje shumë e bukur. Pjesa e parë ishte shumë e luftuar dhe ishte Belgjika që krijoi më shumë raste të pastra për shënim.

Në fund të pjesës së parë u shënuan dy gola. Franca mori avantazhin me Abdulaje Kamara në minutën e 42, ndërsa në minutat shtesë Belgjika barazoi me anë të një penalltie, që u kthye në gol nga Noah Fernandez. Pjesa e parë u mbyll 1-1.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Francën, që shënoi dy gola të shpejtë me Rudi Matondo dhe Diilian N’Guesan, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Belgjika rihapi ndeshjen në minutën e 79 me Aksel Uins, i cili shënoi një eurogol nga goditja e dënimit. Belgët luftuan deri në fund për të barazuar, por pa sukses. Ndeshja u mbyll 3-2 për Francën.

Ekipi i dytë finalist do të vendoset më vonë në “Arenën Kombëtare”. Ndeshja e dytë gjysmëfinale Itali–Portugali do të startojë në orën 20:30.

franca u-17 belgjika u-17

Lini një Përgjigje