
Përfundon ndeshja e javës së 25 mes Erzenit dhe Egnatias. Sfida e luajtur në “Niko Dovana” është mbyllur me rezultatin 2-1 për skuadrën shijakase. Ndeshja u ndez në minutën e 32 kur Kahrimanoviç shënoi golin e parë për vendasit. Ademi fitoi një penallti në hyrje të zonës dhe gjyqtari u konsultua me VAR-in dhe akordoi 11-metërsh.
View this post on Instagram
Në minutën e 37, Nonato dyfishoi shifrat. Në fund të pjesës së parë, Duamena zgjoi Egnatian nga gjumi dhe ngushtoi shifrat.
View this post on Instagram
Nonato arriti të realizoi golin e tretë në kundërsulm për shijakasit. Por pas 5 minutash konsultim, VAR-i anuloi gjithçka. Egnatia sulmoi me gjithçka që kishte në dispozicion.
View this post on Instagram
Me këtë fitore, Erzeni ngjitet momentalisht në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Egnatia mban vendin e 3 me 37 pikë.
Lini një Përgjigje