TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 19:39

Ernest Muçi i vjen në ndihmë Kristjan Asllanit, mesfushori kuqezi gati të braktisë përgjithmonë Interin

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi i vjen në ndihmë Kristjan Asllanit, mesfushori

Kristjan Asllani po përjeton një periudhë pozitive te Besiktashi, ku është transferuar në formë huazimi nga Interi. Mesfushori elbasanas duket se është përshtatur mirë me ambientin në klubin turk dhe me ritmin e Superligës turke, çka ka shtuar gjasat për një transferim të përhershëm.

Megjithatë, drejtuesit e Beshiktashit po ndjekin me kujdes zhvillimet në merkato para se të ndërmarrin hapin final. Klubi nga Stambolli synon fillimisht të realizojë shitjen e Ernest Muçit te Trabzonspori, një transferim që pritet të konkretizohet gjatë verës.

Sipas raportimeve, largimi i Muçit mund t’i sjellë Beshiktashit rreth 9 milionë euro të ardhura. Këto fonde do të shërbenin për të financuar blerjen e kartonit të Asllanit nga Interi.

Mesfushori shqiptar mund të blihet për rreth 10 milionë euro, ndërsa klubi zikaltër thuhet se nuk e konsideron më pjesë të planeve afatgjata, duke e nxjerrë nga lista që prej verës së vitit 2025.

Për momentin mbetet për t’u parë nëse transferimi do të realizohet përfundimisht, pasi e ardhmja e Asllanit te Beshiktashit duket se lidhet ngushtë me zhvillimet rreth largimit të Ernest Muçit.

ernest muçi kristjan asllani

Lini një Përgjigje