
Armando Dobra nuk ndalet në Angli dhe vazhdon të shënojë gola të rëndësishëm për ekipin e tij. Rrjeta e radhës është shënuar në sfidën që Çesterfildi zhvilloi ndaj Ueldston. Ky takim përfundoi në bararzim 1-1 dhe sulmuesi shqiptar shënoi golin që i dhuroi 1 pikë skuadrës.
Dobrës i mjaftuan vetëm vetëm 4 minuta. 21-vjeçari hyri në fushën e lojës në minutën e 61, ndërsa çau rrjetën e kundërshtarit në minutën e 65.
Dobra po kalon një formë të mirë, teksa ka shënuar 9 gola në të gjitha garat me fanelën e anglezëve. Çesterfildi renditet në vendin e 4 me 55 pikë pas 33 javësh kampionat.
Lini një Përgjigje