TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Shkurt 2023, 16:19

Shihet si piloti që do t’i sjellë titullin kampion Ferrarit në F1, Lëklerk shtang fansat: Nuk po mendoj rinovimin e kontratës

Shkruar nga Pamfleti
Shihet si piloti që do t’i sjellë titullin kampion Ferrarit

Sharl Lëklerk shihet si piloti që do t’i sjellë titullin kampion Ferrarit në Formula 1, me “kokëkuqen” që e pret këtë prej më shumë se një dekade.

Gjithsesi piloti monegask duket se nuk është i fokusuar te rinovimi i kontratës me skuadrën italiane, duke i “shtangur” në një farë mënyre fansat e Ferrarit.

“Tani e rëndësishme është gara. Rinovimi i kontratës nuk është në qendër të mendimeve të mia, ndoshta se janë dhe dy vite të mbetura. Ka akoma shumë kohë për ta diskutuar këtë”, ishin fjalët e 25-vjeçarit.

sharl lëklerk piloti i ferrarit

Lini një Përgjigje