TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shkurt 2026, 22:38

Çelsi shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Totenhemi vazhdon rënien e lirë në Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Çelsi shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Totenhemi vazhdon

Çelsi nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 2-2 në shtëpi përballë Lidsit, në një ndeshje ku vendasit shpërdoruan një epërsi të konsiderueshme. Blutë e Londrës e nisën takimin në mënyrë bindëse dhe krijuan përshtypjen se do ta kishin të lehtë fitoren pas golave të shënuar nga Zhoao Pedro dhe Kol Palmer.

Megjithatë, reagimi i Lidsit nuk vonoi. Në “Stamford Bridge”, Nmeça ngushtoi shifrat, duke rikthyer skuadrën mike në lojë, ndërsa Okafor realizoi golin e barazimit, duke vendosur ekuilibrat përfundimtarë të sfidës.

Me këtë rezultat, Çelsi mban vendin e katërt në renditje, ndërsa Lidsi pozicionohet në vendin e 15-të, duke siguruar një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Në duelet e tjera, Totenhemi u mposht me rezultatin 1-2 ndga Njukastëll, duke rrezikuar seriozisht rënien nga kategoria. Triumf të artë regjistroi në transfertë edhe Bërnemuthi ndaj Evertonit po me shifrat 1-2.

çelsi totenhem premier liga

Lini një Përgjigje