TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Korrik 2024, 15:34

Elseid Hysaj largohet nga Lacio, mbrojtësi i kombëtares shqiptare drejt Lindjes së Mesme

Shkruar nga Pamfleti

Elseid Hysaj largohet nga Lacio, mbrojtësi i kombëtares shqiptare

Lacio ka nisur nga puna për të përforcuar ekipin. Kryeqytetasit italianë janë në kërkim të një mbrojtësi krahu, por para se të sjellin këtë të fundit në ekip, duhet të largojnë një të tillë.

Elseid Hysaj është lojtari që do të largohet nga bardhekaltërtit për t’i liruar vendin një mbrojtësi tjetër. Sipas “Corriere dello Sport”, menaxheri i mbrojtësit shqiptar ka arritur akordin me Lacion për të mos vazhduar më bashkëpunimin.

Ofertë zyrtare momentalisht nuk ka për Hysajn, por mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka interes si nga Arabia Saudite ashtu edhe nga Katari. Nuk dihet ende nëse Hysaj do ta vazhdojë karrierën në Europë apo në një kontinent tjetër.

elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare lacio

Lini një Përgjigje