TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Maj 2025, 21:50

E papritur, Rei Manaj nuk merr pjesë në seancën stërvitore të Sivasporit

Shkruar nga Pamfleti

E papritur, Rei Manaj nuk merr pjesë në seancën stërvitore

Sivaspor, e cila do të përballet me Bodrum FK në shtëpi në ndeshjen e javës së 35 të Super Ligës së Turqisë, vazhdoi sot përgatitjet për ndeshjen me një seancë stërvitore.

Stërvitja, e cila u mbajt në mjediset e klubit nën menaxhimin e Drejtorit Teknik Riza Çalimbaj, filloi me ushtrime ngrohëse. Aladdin Okumus, Efkan Bekiroglu, Aleks Pritshard, Rei Manaj dhe Fode Koita nuk morën pjesë në stërvitje si pasojë e problemeve fizike.

Sivaspor dhe Bodrum FK do të përballen me njëra-tjetrën të dielën, më 11 maj, në orën 16:00. Manaj në këtë edicion ka gjetur rrugën e rrjetës me Sivasporin në 12 raste, shoqëruar me 5 asiste në harkun e 26 ndeshjeve.

Fakti që skuadra ndodhet në zonën e “ftohtë” të kampionatit, bënë që sytë të kthehen nga sulmuesi shqiptar, i cili ka  marrë profilin e protagonistit.  

rei manaj sulmuesi shqiptar sivaspor

Lini një Përgjigje