TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Nëntor 2025, 20:34

E jashtëzakonshme çfarë bën Ernest Muçi në Turqi, sulmuesi shqiptar realizon golin fantastik nga goditja e dënimit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E jashtëzakonshme çfarë bën Ernest Muçi në

Ernest Muçi po gjen veten te Trabzonspori. Periudha më e vështirë për sulmuesin kuqezi ka mbaruar dhe tashmë ai ka filluar edhe të shënojë.

Në ndeshjen e kampionatit ndaj Koniasporit, Muçi ishte një nga më të mirët. Fillimisht, ai fitoi një penallti, të cilën Onuaçu e shndërroi në gol. Më pas, Muçi realizoi një kryevepër të vërtetë, direkt nga goditja e dënimit.

Kujtojmë se në fitoren 4-3 ndaj Istanbul Basaksehiri, 24-vjeçari gjeti golat e parë me fanelën e Trabzonsporit. Tani, pas dopietës në sfidën e kaluar, ai numëron 3 gola.

 

ernest muçi sulmuesi kuqezi trabzonspor

Lini një Përgjigje