
Mirlind Daku mund të jetë prurja më e re në Kombëtare dhe tashmë nuk e pengon asgjë për të qenë pjesë e kuqezinjve. Sulmuesi që ka luajtur për Kukësin në Superiore dhe që shkëlqeu me Murën në Slloveni, është zyrtarisht nënshtetas shqiptar.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sulmuesin, i cili pajiset në këtë mënyrë merr pasaportën e Shqipërisë, duke pasur mundësi që të luajë në ndeshjet zyrtare me skuadrën e drejtuar nga braziliani Silvinjo.

Sulmuesi 25-vjeçar nuk u ftua në ndeshjet e fundit nga trajneri Zhires për Kosovën dhe në një intervistë të dhënë, u shpreh se Shqipërinë do ta përfaqësonte me zemër. Tashmë, pritet që Daku të jetë afrimi më i ri në Kombëtaren e Shqipërisë dhe Silvinjo ta bëjë pjesë të grupit që po përfaqëson ngjyrat kuqezi në eliminatoret e “EURO 2024” që do të luhet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Shqipëria deri më tani ka zhvilluar 3 ndeshje dhe ndodhet në vendin e dytë në Grupin e me 6 pikë, një më pak se Çekia kryesuese.
“Nëse më jepet mundësia, do ta përfaqësoj me gjithë zemër Kombëtaren shqiptare”, tha fillimisht ai për “RTV Dukagjini”.
Gjithashtu, Daku ka treguar se gjatë grumbullimit të fundit me “Dardanët” ka sakrifikuar për të qenë pjesë e skuadrës.
“Në grumbullimin e fundit kur jam larguar për shkaqe shëndetësore, kam ardhur me të gjitha medikamentet, ka ndodhur që katër ditë nuk kam arritur të ushqehem mirë. Vetëm e vetëm që të mos refuzoj ftesën e kombëtares së Kosovës. Tani kur jam në formë të mirë, me këto statistika të mira, minutazhin e duhur dhe nuk po vjen ftesa atëherë, po, është diçka shumë jokorrekte ndaj meje”, theksoi 24-vjeçari.
Mund të lexoni gjithashtu:
Lini një Përgjigje