TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Qershor 2023, 20:04

Juvja largohet vullnetarisht nga Liga e Konferencës, bardhezinjtë pakt me UEFA-n për të mbyllur hetimet për të dhënat e rreme

Shkruar nga Pamfleti

Juvja largohet vullnetarisht nga Liga e Konferencës, bardhezinjtë pakt

Juventusi po shqyrton një dalje vullnetare nga Liga e Konferencës për të mbyllur dosjen e hetimeve nga UEFA për të dhënat e rreme kontabël të bardhezinjve.

Ngatërresa e Juventusit për llogari të rreme përfundoi me një ulje prej dhjetë pikësh nga tabela e Serisë A. Bardhezinjtë përfunduan në vendin e 7 me 62 pikë, duke fituar një vend në play-offin e Ligës së Konferencës. “Zonja e Vjetër” po përballet me probleme edhe nga UEFA, e cila ka hapur një dosje hetimore për të dhëna të rreme kontabël, ku Juventusi rrezikon një gjobë të rëndë, si dhe përjashtimin nga kompeticionet europiane. Sipas “Tuttosport”, ka negociata mes avokatëve të Juventusit dhe zyrtarëve të UEFA-s për të arritur një kompromis.

Media italiane pranë bardhezinjve thekson se Juventuis po shqyrton tërheqjen vullnetare nga Liga e Konferencës, në mënyrë që ky të jetë ndëshkimi për hetimin dhe të mbyllë kështu dosjen që UEFA ka të hapur.

juventus uefa liga e konferencës

Lini një Përgjigje